Klienti

Ne jemi krenarë që kemi bashkëpunuar me Fabrikën e Llaqeve ECOPOL

Një plan kreativ 1-vjeçar. Me profesionalizëm dhe përkushtim, agjensia jonë e marketingut po ndihmon “Ecopol” të zhvillojë dhe përmirësojë më tej prezencën e tyre në treg, duke ofruar strategji dhe zgjidhje inovative për promovimin e llaqeve të cilësisë së lartë. Ky plan përfshin projekte dhe inisiativa të reja që do të na ndihmojnë të arrijmë qëllimet tona të përbashkëta dhe të përmbushim nevojat e klientëve të “Ecopol”.

Koncepti

Kemi zhvilluar një koncept të fuqishëm dhe inovativ që thekson cilësinë dhe përkushtimin e tyre ndaj produkteve të llaqeve.

Përmes një procesi të detajuar hulumtimi dhe analize, kemi identifikuar nevojat dhe dëshirat e audiencës së “Ecopol”. Ky proces na ka lejuar të zhvillojmë ide që rezonojnë dhe angazhojnë klientët e tyre, duke e vendosur markën në një pozitë të fortë konkurruese.