Klienti
Kemi zhvilluar një strategji të plotë marketingu që përfshin krijimin e një webfaqeje të re me rezervim & pagesë online
Brendim të plotë, optimizim të motorëve të kërkimit (SEO), Xhirim dhe Editim videosh, dhe animacione 2D. Ky projekt gjithëpërfshirës ka për qëllim të forcojë praninë digjitale të kompleksit, duke tërhequr më shumë vizitorë dhe duke rritur ndërgjegjësimin për ofertat e tyre të veçanta turistike.
Koncepti
Koncepti ynë për Kompleksin Turistik Guri Dellocit është i bazuar në krijimin e një identiteti të fortë dhe të dallueshëm që reflekton bukurinë dhe ekskluzivitetin e kompleksit.
Duke filluar nga zhvillimi i një webfaqeje moderne dhe funksionale, ne kemi synuar të ofrojmë një përvojë të shkëlqyer për përdoruesit, duke e bërë informacionin të lehtë për t’u gjetur dhe për t’u kuptuar.
Menaxhimi i Rrjeteve Soicale
Për të zgjeruar praninë e Kompleksit Turistik Guri Dellocit në rrjetet sociale, kemi zhvilluar dhe zbatuar strategji të menaxhimit të rrjeteve sociale.
Këto strategji përfshijnë krijimin e përmbajtjeve tërheqëse dhe angazhuese, planifikimin e fushatave të promovimit dhe ndërveprimin me ndjekësit për të rritur ndërgjegjësimin dhe besnikërinë ndaj markës.
Brendim
Duke e kuptuar rëndësinë e një imazhi të fortë dhe të konsistent të markës, kemi zhvilluar një identitet të ri vizual për kompleksin.
Ky përfshin dizajnin e logos, materialet promovuese dhe elementët vizualë që përçojnë cilësinë dhe ekskluzivitetin e ofertave të kompleksit.
Video/Editim
Me qëllim të tregimit të historisë së kompleksit dhe tërheqjes së vizitorëve të rinj, kemi prodhuar dhe edituar video promovuese.
Këto video theksojnë bukuritë natyrore, shërbimet dhe aktivitetet e disponueshme, duke krijuar një imazh të gjallë dhe tërheqës të destinacionit.